Mesfushori i Aston Villas, Jack Grealish, vazhdon të mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Anglezi po kalon sërish një super sezon në Premier League e normalisht që janë disa klube që po e monitorojnë atë.
Kujtojmë që 25-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare sezonin e kaluar me klubin nga Birmingham, por mesa duket Manchester City nuk ka hequr dorë nga ai. Sipas raportimit të “Daily Mail”, kryesuesit e kampionatit e duan me çdo kusht talentin në skuadër si dhe mësohet se dëshira e vetë lojtarit është që të luajë për Pep Guardiolën.
Nga ana tjetër, Aston Villa ka marrë masat e para. Drejtuesit e klubit kanë vendosur një klauzolë prej 100 milionë sterlinash për çdo klub që e kërkon atë dhe Manchester City është një prej tyre që mund ta përballojë këtë shifër dhe në kohë pandemie. /abcnews.al