Ecuria e dobët e Vllaznisë, presidentja Ademi gjobit Thomas Brdaric

schedule10:44 - 18 Mars, 2021

schedule 10:44 - 18 Mars, 2021

Vllaznia fitoi 1-0 përballë Korabit ditën e djeshme dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Suksesi në “Loro Boriçi” ka rikthyer qetësinë tek ekipi shkodran, që nuk ka bërë mirë kohët e fundit.

Vetëm 7 pikë në 9 javët e fundit në Superiore për kuqeblutë, të cilët kanë shpërdoruar distancën e madhe me ndjekësit dhe i kanë dorëzuar kreun e renditjes bardhezinjve të Laçit. Një ecuri e tillë ka sjellë gjobitjen e trajnerit Thomas Brdaric.

 

Letra e gjobitjes së trajnerit Brdaric

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka gjobitur me 1.5 milion lekë të vjetra trajnerin gjermano-kroat. “Rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit si trajner dhe mungesa e disiplinës të ngarkojnë me përgjegjësinë e rrezikimit të objektivave të klubit.

Të kërkohet të rrisësh nivelin e vendimmarrjeve gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve, teksa kërkohet edhe motivimi i lojtarëve drejt rezultateve pozitive. Të informojmë që klubi ka vendosur të aplikojë një masë disiplinore me një saksion financiar prej 1.5 milion lekësh.

Nëse trajneri kontribuon në arritjen e rezultateve pozitive në tre ndeshjet e fundit të fazës së tretë, atëherë klubi do të anulojë gjobën ndaj tij“, lexohet në letrën e presidentes së klubit shkodran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!