Po priste fëmijën e tretë, ky është autori që vrau gruan në Fier

schedule10:14 - 18 Mars, 2021

schedule 10:14 - 18 Mars, 2021

Ky është Demokrat Medinaj, i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij, Irvana Medinaj. Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi vrasja ishte makabre, pasi autori e ka qëlluar 28-vjeçaren 31 herë me thikë, duke i prerë edhe fytin.

Mësohet se Irvana ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në lagjen Sheq i Madh në Fier, në prani të dy fëmijëve të mitur të tyre 6 dhe 4 vjeç. Autori pasi qëlloi gruan me thikë dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia.

Ndërkohë, 28-vjeçarja e cila la pas dy fëmijët jetimë përcillet sot për në banesën e fundit. Të afërmit shprehen për mediat se çifti shkonin mirë dhe se nuk kishin probleme. g.v/abcnews.al