Chelsea po bën shumë mirë nën drejtimin e Thomas Tuchel. Skuadra londineze nuk është mundur akoma më gjermanin në stol, teksa sonte do të përballët në shtëpi me Atletico Madrid, sfidë e vlefshme për një biletë në çerekfinalet e Champions League (Chelsa fitoi 0-1 në Madrid).
Timo Werner ishte një nga goditjet e mëdha të klubit anglez në merkaton e verës së kaluar. Chelsea pagoi 53 milion euro te Leipzig, por sulmuesi 25-vjeçar (10 gola sezonalë) po has vështirësi për t’u përshtatur me futbollin ishullor.
Tuchel nuk e ka kursyer batutën në momentin që pyetet për situatën e bashkëatdhetarit të tij. “Timo është i pakënaqur dhe dëshiron të kthehet në Gjermani? Boll lexuat lajme të tilla. Merrni lexoni një libër, do të ishte një gjë e mirë për ju.
Ne duam që të përmirësohen të gjithë, jemi gjithmonë në kërkim të vazhdimësisë. Është përgjegjësia ime në lidhje me vendosjen e lojtarëve në fushën e blertë. Ne shpresojmë që të mos lexoni më gjëra të tilla“, theksoi trajneri i Chelsea. /abcnews.al