Grupi i të fortëve nga Nikla të prangosur nga RENEA të mërkurën në mëngjes dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitete kriminale si shantazhe gjobëvënie, kërcënime, apo edhe përfshirja në vrasje.
Për prangosjen e tyre, forcat operacionale special, qëndruan rreth një javë parën Niklës, por nuk mundën të infiltronin banor të zonës për monitoruar lëvizjet e anëtarëve të 3 familjeve, Bami, Haka dhe Çengu.
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ndërhyrja e forcave të RENEA-s dhe FNSH-së në zonën e Niklës në Krujë, Policia e Shtetit publikon videon gjatë operacionit.
Siç duket edhe nga pamjet, gjithçka ka qenë e organizuar në mënyrë të koordinuar për krotrollin e ushtruar në banesat e familjeve, Bami, Haka dhe Çangu.
Fillimisht u fikën dritat për të gjithë zonën, ku banojnë të Fortët e Niklës e më pas vijoi, duke sekuestruar armë zjarri, para dhe një automjet të blinduar.
MJETET E SEKUESTRUARA
2 armë zjarri pistolete
4 armë gjahu e pushke sportive
5 armë të ftohta
sasi fishekësh
4 palë dylbi
1 radio transmetuese
39 000 Euro
1 200 dollarë amerikanë
2 900 000 lekë të
8 aparate celularë
Ndërkohë hetimet, për të kryer një kontroll të befasishëm në Nikël ishte programuar rreth një javë më parë. Forcat Operacionale Speciale nuk kishin mundur të depërtonin brenda territorit ku banonin anëtarët e 3 familjeve, pasi ishte pamundur për të rekrutuar apo infiltruar persona të tjerë që nuk janë të zonës. Dyshimet kryesore për agjentët e policisë ishin anëtarët e bandës së Niklës po përgatiteshin për të krye veprime të jashtëligjshme, por nuk është saktësuar ende se çfarë konkretisht. Në ato kushte u dha urdhër nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për të ndërhyrë në benesat e të fortëve, ku më herët ishin siguruar mandatet e kontrollit nga gjykata e Krujës.
Nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 3 milion lekë dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.
Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Ylli Çangu dhe Skënder Leza. Të prangosurit akuzohen për disa vepra të rënda kriminale si “vrasje” “rrëmbim personi me qëllim përfitimin” dhe “vjedhjen me dhunë”. /abcnews.al