Modelja e njohur, Gigi Hadid u bë nënë 6 muaj më parë, pasi solli në jetë vogëlushen Khai. Ajo vendosi që gjatë kësaj kohe të ruante në maksimum privatësinë e vajzës, madje edhe emrin e zbuloi me vonesë. Ndërkohë së fundmi, modelja ka publikuar një video ku shfaqet me të voglën e më pas e ka fshirë menjëherë.
Mirëpo fansat e kanë ruajtur dhe fotot e shkrepura nga video po bëjnë xhiron e rrjetit, edhe pse për Gigin kjo nuk është aspak e drejtë.
Modelja me siguri po pret një moment më të përshtatshëm për të ndarë foto të plota të vogëlushes./abcnews.al