Vjen nga qyteti i Mbappe, një tjetër talent po del nga Bondy

schedule16:55 - 16 Mars, 2021

schedule 16:55 - 16 Mars, 2021

PSG-Nantes të dielën, përtej grabitjes në shtëpitë e Angel Di Maria dhe Marquinhos, na njohu me një aktor të papritur, Randal Kolo Muani. Sulmuesi 22-vjeçar është bërë një nga zbulimet e Ligue 1 këtë sezon dhe ishte vendimtar që Nantes të merrte 3 pikët nga “Parc des Princes”.

Karriera e Kolo Muani ka pasur shumë përplasje para se të mbërrijë në Ligue 1. Ai ka lindur dhe është stërvitur në Bondy, të njëjtin qytet me Kylian Mbappe. Talentit iu desh pak kohë për të bërë hapin në një ekip profesionist, pasi deri në vitin 2015 ai luajti në Torcy, para se të luante për Nantes, një ekip me të cilin debutoi në vitin 2019 me Halilhodzic në stol.

 

Marshimi i Emiljano Sala drejt Cardiff, me vdekjen e tij fatale ditë më vonë, la një vakum të pariparueshëm në skuadrën e Nantes. Shumë ishin sulmuesit që u përpoqën të plotësonin boshllëkun e argjentinasit, por ishte e nevojshme të prisnin deri në vitin 2020, që shpresa të fillonte të lulëzonte në Loire.

Ishte Kolo Muani ai që u zgjodh nga Christian Gourcuff për të udhëhequr një sulm, që nuk arriti dhjetë gola në sezon pa Sala. Sulmuesi u përgjigj me përpjekje, sakrifica dhe gola pak nga pak, pasi para së dielës ai kishte shënuar 3 gola dhe 5 asistime në Ligue 1.

Kolo Muani kaloi natën e tij të parë të madhe si lojtar i Nantes të dielën. Ai përveç golit të barazimit, asistoi Moisi Simon në golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Muani tashmë ka bërë debutimin e tij me ekipin francez U-21 dhe mund të bëjë hapin drejt një ekipi të rëndësishëm në qershor nëse vazhdon me ritme të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!