Një nga makthet tonë më të këqija është rënia e telefonit tuaj në ujë. Garancia nuk ju mbulon dëmet e shkaktuara nga uji, dhe të gjithë bisedat dhe fotot tuaja mund të humbin për shkak të lagies së telefonit. Por mos u frikësoni. Nëse ju bie telefoni në ujë, më poshtë abcneës.al ju ka sjellë disa këshilla si të veproni.
1. Nxirreni menjëherë nga uji
E dimë që kur ju bien telefoni në ujë, do të mendoni se nuk ia vlen ta merrni menjëherë sepse është shumë vonë. Por, një sekondë mund ta shpëtojë atë, nëse jeni me fat.
2. Fikeni
Nëse telefoni nuk është fikur pasi ju ka rënë në ujë, fikeni ju. Kjo do ta mbrojë atë nga qarku i shkurtër.
3. Nxirrni baterinë (nëse është e mundur)
Nëse keni një celular që ju lejon të hiqni baterinë, hiqeni. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e skuqjes së telefonit. Nëse e hiqni atë, do të shkurtoni furnizimin me energji dhe do të shmangni dëmtimet e mëtejshme, informon abcnews.al.
4. Nxirrni kartën SIM
Hiqni të gjitha kartat që mbulojnë boshllëqet e telefonit. Pastrojeni telefonin tuaj me një leckë mikrofibër ose peshqir. Rekomandohet të mos përdorni letër sepse grimcat mund të bllokohen në boshllëqet e telefonit.
5. Vendoseni në një qese vakumi
Në këtë mënyrë ju mund të nxirrni çdo ujë të mbërthyer në zonat e vështira për t’u arritur. Vendoseni telefonin në një qese plastike dhe thithni ajrin, duke krijuar një efekt vakumi. Do të thithë lëngun nga pjesët e brendshme të telefonit, informon abcnews.al.
6. Vendoseni në një tas me oriz
Jo, nuk është një mit. Orizi i pa gatuar thith lagështinë. Vendoseni telefonin dhe të gjitha pjesët e tij në një tas me oriz dhe lëreni atje për rreth dy ditë.
7. Ndizni atë … dhe kryqëzoni gishtat
Edhe pse teknikët paralajmërojnë se shanset për dëmtim të telefonit në rast të rënies në ujë janë të mëdha, ne jemi shumë optimistë dhe gjithmonë besojmë në një rezultat pozitiv. Është shumë e rëndësishme t’i jepni telefonit tuaj të paktën dy ditë që të thahet dhe t’i rezistoni dëshirës për ta ndezur, sepse nëse një grimcë e vogël uji mbetet brenda, të gjitha përpjekjet tuaja do të jenë të padobishme./e.b-abcnews.al