Neymar tashmë e di mirë se nuk mund të kthehet te Barcelona dhe e vetmja mundësi reale për të është qëndrimi te PSG, që është kthyer të jetë e fortë dhe pretendente kryesore për t’i shkuar deri në fund Champions League.
Vetë braziliani ka gjetur dakordësinë për të rinovuar dhe nga Franca raportojnë se bisedimet kanë nisur dhe akordi është shumë pranë. Një nga ngërçet është nëse kontrata e re do të jetë deri në verën e vitit 2025, apo deri në 2024 me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Lojtari është bashkëpunues dhe nga ajo që raportohet Neymar mund të vërë firmën mbi kontratën e re në fund të këtij muaji, nuk mos lënë hapësirë ndërhyrje për klubet rivalë. Kontrata aktuale përfundon në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al