Nga Leontina Nika
310 artistë nga 58 vende të botës ekspozojnë punimet të cilat kanë në qendër “Natyrë e qetë”. Kuratori i ekspozitës, piktori Helidon Haliti e cilëson këtë edicion të katërt të Bienales, si kremtim të bukurisë së natyrës dhe jetës.
“Për një shenjë optimizmi, për të luajtur me atë që lulet marrin një kuptim shumë të çuditshëm, kur jemi mirë, kur jemi gjallë…Marrin një kuptim të çuditshëm në këtë flamë që ka marrë shumë njerëz të rëndësishëm.”
Arsyet pse kësaj here u bashkuan profesioniste dhe amatoret, është kjo.
“Këtu artistët sjellin të brendshëm e tyre, atë që kanë kaluar gjatë koronavirusit. Është një sallë plot me amatorë që ndoqën mësime online.”
Pra, artistët pasqyrojnë botën e tyre shpirtërore, që kanë kaluar gjatë pandemisë. Punimet e tyre do të ekspozohen në sallat e Muzeut Historik Kombëtar deri më 24 mars. /abcnews.al/