Ironizoi arbitrin në rrjetet sociale, “raketa” e Milanit mund ta pësojë keq

schedule12:15 - 15 Mars, 2021

schedule 12:15 - 15 Mars, 2021

Milan nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv mbrëmjen e djeshme në shtëpi kundër Napolit, pasi të besuarit e Stefano Piolit u mposhtën me rezultatin 0-1. Acarimi dhe tensioni tek kuqezinjtë ishte i madh sidomos pas atij episodi të mundshëm për penallti, të cilën gjyqtari Pasqua nuk e akordoi.

Një nga lojtarët që reagoi pikërisht për këtë ngjarje ishte Theo Hernandez. Mbrojtësi anësor vendosi të postonte një “Instastory”, ku zgjodhi një foto të gjyqtarit Fabrizio Pasqua dhe e shoqëroi me disa emoji jo të këndshme.

 

Postimi i Theos

Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, francezi mund të rrezikojë tashmë edhe një dënim nëse veprimi i tij konfirmohet. Postimi u fshi disa minuta më vonë, por lojtari mund të mos t’i shpëtojë masave të komisionit të disiplinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!