Presidentët Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë lënë mënjanë qeverisjen dhe gjeo-politikën për të kaluar pak momente relaksi.
Gjatë forumit ekonomik të Vladivostokut, dy krerët e shteteve kanë gatuar palaçinka. Ndonëse nën mbikëqyrjen e kuzhinierëve profesionistë, Putin dhe Xi kanë përgatitur personalisht petët e brumit dhe më pas i kanë mbushur ato me haviar, një luks që pakkush mund t’ia lejojë vetes.
Forumi ekonomik, që synon forcimin e marrëdhënieve Moskë-Pekin, përkon me fillimin e manovrave të mëdha ushtarake të Rusisë, ku marrin pjesë edhe trupa kineze./abcnews.al