Arsenal-Tottenham është një nga derbet më të zjarrta dhe të bukura të Premier League. Sfida e luajtur në “Emirates Stadium” përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës së Mikel Artetës.
Djemtë e Jose Mourinhos kaluan të parët në avantazh pas gjysmë ore lojë. Erik Lamela dhuroi magji me golin e tij me finte. Eurogol i sulmuesit argjentinas, por festa e Spurs zgjati vetëm 11 minuta.
Arsenal paint north London RED ?#ARSTOT pic.twitter.com/KIxYPhUy8w
— Premier League (@premierleague) March 14, 2021
Martin Odegaard u shfa i lirë në zonën kundërshtare në minutën e 44-t dhe dërgoi në rrjetë asistin e marrë nga Tierney. Arsenali fitoi një penallti në mesin e pjesës së dytë.
Alexandre Lacazette nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Arsenalin në avantazh. Lamela mori dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave dhe la Tottenham me një lojtar më pak (76′).
Edhe pse në inferioritet numerik, Harry Kane gjeti golin e barazimit për Tottenham, por kapiteni ishte në pozicion të parregullt. Përfundimisht 2-1 për Arsenalin, ndërsa miqtë rikthehen te humbja pas tre fitoreve radhazi. /abcnews.al