Dy fitore dhe një barazim, ky është bilanci i këtij sezoni për Partizanin në derbin me Tiranës. Sot “Demat e kuq” fituan me rezultatin 2-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, me gola të Belicës dhe Bardhit.
Sigurish në kampin e kuq të gjithë janë të lumtur dhe këtë gjë nuk e fsheh as Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

I frymëzuar nga një prej mesazheve të Guerrils në derbi, Rama shkruan: “I njëjti film, e njëjta histori”. Sigurisht tifozët e Tiranës nuk do të ndihen mirë pas këtij “ngacmimi”… /abcnews.al

