Fitorja në derbi është gëzim i madh dhe Gazmend Demi nuk mund të ndihet ndryshe, edhe pse shfaqet gjithmonë me këmbë në tokë.
Presidenti i Partizanit foli për mediat pas suksesit 1-2 kundër Tiranës, aty ku vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.
“Pas një ecurie shumë të dobët në dy ndeshjet e fundit, sot bënë një ndeshje të mirë. Mendoj që e merituam fitoren, për titullin kam kohë akoma.
Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne si 3-4 skuadra, jemi edhe ne aty afër, shpresojmë të shkojë mirë.
Tirana? Matematika e lejon të jetë për titull, ka akoma kohë, respekte“, përfundoi prononcimi i shkurtër i kreut të klubit të kuq. /abcnews.al