Veliaj takim me drejtorët e shkollave para nisjes së vitit të ri shkollor

schedule13:35 - 11 Shtator, 2018

schedule 13:35 - 11 Shtator, 2018

Me nisjen e vitit të ri shkollor në 17 shtator në Tiranë do të rikthehet kufizimi i qarkullimit të mjeteve furnizuese të dyqaneve në orët e mëgjesit. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi që lëizja e tyre do të pengohët në fashën orare 07:00-09:00 për të mos penguar lëvizjen e nxënësve.

Nga data 17 shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor, do të rinisë kufizimi i qarkullimit të automjeteve të furnitore të dyqaneve në orët e mëngjesit.

Masa që ka për qëllim të ulë fluksin e trafikut në orët e lëvizjes së nxënësve u pohua nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me drejtorët e shkollave të Bashkisë Tiranë.

“Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë; po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj furgonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7:00 ose pas orës 9:00, që të mos kemi kaos në trafik”.

Pasi përmendi hapjen e shkollës “Kosova”, Veliaj shtoi se disa shkolla të tjera do të funksionojnë këtë vit me mjedise dhe klasa të shtuara, krejtësisht të rinovuara.

Kryebashkiaku informoi drejtorët se situata e mbipopullimit të shkollave dhe mësimit me dy turne do të marrë zgjidhje përfundimtare me ndërtimin e 17 shkollave të reja që do të nisin që këtë vit.

“Brenda muajit shtator do të fillojmë themelet e para të 17 shkollave të reja. Kam përshtypjen se keni dijeni ku do të jenë shkollat e reja, pasi u kemi dhënë një fokus të madh shkollave peri-urbane sepse ato dyndin zonën e Tiranës së vjetër. Me 17 shkollat e reja që presim të hedhim themelet, shtatori tjetër të na gjejë me një pjesë të kompletuar, minimalisht nuk do flasim më për klasat me dy turne”

Ai i bëri thirrje drejtorëve dhe stafeve mësimore që së bashku me administratorët dhe ndërlidhësit të sigurohen nxënësit deri në klasë të katërt të marrin librat dhe bazën e materialeve mësimore./abcnews.al