“Lufta” për kobaltin në Kongo që ka shijen e gjakut

schedule11:46 - 13 Mars, 2021

schedule 11:46 - 13 Mars, 2021

Nga Roberto Saviano, corriere.it

Jetesa në Kongo është shumë e vështirë dhe shumë të rinj veçanërisht fëmijë bëjnë punë të ndryshme, aq sa shpeshherë rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Fotoja më poshtë tregon një djalë dhe vështirësitë e punës në miniera.

 

 

Shumica e tyre  kërkojnë fëmijë për punë të tilla pasi janë më elastikë dhe më të shkathët për të lëvizur në hapësira të mbyllura pikërisht si minerat.

Vdekshmëria është shumë e lartë. Ajo çfarë këta të rinj kërkojnë në minierat e pafundme është një metal( kollan), i cili ngjason me jamballin.  Jamball është shumë i hidhur, dhe ka shijen e gjakut.

Unë jam rritur mes mineraleve, nëna ime ishte drejtoreshë e Muzeut Mineralologjik të Napolit dhe ka kaluar gjithë jetën e saj duke studiuar për to.

Brenda atyre mureve u ndjeva i rrethuar nga diçka e përjetshme. Mineralet kurrë nuk më komunikuan rrezikshmërinë, vetëm një hijeshi të pabesueshme që më dukej statike, megjithatë, shpesh e krahasuar me muzikën, poezinë, filozofinë.

E vërteta e gurëve më dukej e ftohtë, shkencore dhe diçka kimike. Duke u rritur e kuptova se isha gabim: në fuqinë e mineraleve ekziston historia e gjallë e Tokës.

Bibliografia e vetme në planet, historia jonë e specieve, mund të lexohet vetëm në thellësitë e humnerës. Mbaj mend që në Muzeun Mbretëror kishte një diamant shumë të vogël që ishte fshehur për të shmangur vjedhjet.

Kishte minerale shumë më të çmuara por diamanti ka sigurisht një vlerë tjetër. Mjafton të thuash: diamant.  Vetëm fjala i referohet diçkaje të paarritshme.

Diçka shumë e ndritshme që mund të gjendet vetëm në minierë.”

2 mineralet më të kërkuara 

 

Ari i  gjeneruar nga “uria teknologjike” quhet koltan dhe kobalt.

Pa koltan dhe kobalt, asnjë energji nuk mund të ruhej në asnjë pajisje. Toka e mineraleve  mbetet një botë fantastike. Koltan është një përzierje komplekse e dy mineraleve: columbite dhe tantalite.

«Në 180, Charles Hatchett besonte se ai kishte zbuluar një element të ri kimik: ai e quajti këtë ‘tokë të re’, për nder të Christopher Columbus, dhe mineralin që  Columbit”.

Në Kongo, zbulimi i kobalt dhe koltan financohen nga kompani nga e gjithë bota: amerikane, ruse, kineze, franceze, belge. Një luftë botërore që e zhvillojnë grupet etnike lokale. Vdekja e ambasadorit italian Luca Attanasio na tregoi se si aftësia e burrave  të aftë  si ai ndërpritet vetëm nga ngjarje tragjike.

Attanasio e njihte Kongon në thellësi, por në Itali, ata që njohin Afrikën rrallë gjejnë hapësirë ​​dhe vëmendje për të treguar dinamikën e migrimit dhe shfrytëzimit.

Kobalti dhe koltani janë minerale që vidhen sistematikisht dhe e  kanë vendosur Kongon në qendër të botës guerile: fraksione të mbështetura dhe të armatosura nga interesat e të gjitha zonave të botës, të gjitha të përfshira në mënyrë të barabartë në luftën botërore kongoleze.

Ndoshta kjo është pikërisht fjala që duhet të përdoret për konfliktet afrikane: globale./abcnews.al