Hakan Calhanoglu dhe Milani mund të vijojnë bashkëpunimin, por ende nuk ka zyrtarizim. Gazetari Nicolo Schira raporton se palët janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar marrëveshjen e re deri në qershor të vitit 2025.
Kontrata aktuale turkut i përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe Milani po mundohet ta bindë mesfushorin dhe menaxherin e tij. Deri më tani klubi italian i ka ofruar një pagë bazë në shumën e 4 milion eurove, plus bonuse.
#ACMilan and Hakan #Calhanoglu are in advanced talks to extend the contract (expires in June) until 2025. The last bid of #Rossoneri is €4M/year + add-ons. Last details, but they are confident to close the deal. 2 english clubs are interested, but Calha’s priority is still Milan
— Nicolò Schira (@NicoSchira) March 13, 2021
Te Milani kanë besim se marrëveshja do të mbyllet me sukses. Edhe vetë dëshira e Calhanoglu është të qëndrojë, por në mes janë edhe dy klube angleze që mund të bëjnë diferencën në aspektin financiar. Bisedimet vazhdojnë. /abcnews.al

