Moti parashikon surpriza, kthjellime dhe vranësira do të dominojnë gjatë ditës

schedule07:29 - 13 Mars, 2021

schedule 07:29 - 13 Mars, 2021

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë e deri në mesditë në pjesën më të madhe të territorit.

Pasditja sjell sërish shtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke rrezikuar dhe ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu në zonat verior-perëndimore të territori të Kosovës. Nata do të vijojnë të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Moti gjatë paradites mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në MV, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat Perëndimore.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Mesdheut dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore dhe Ishujt Britanikë dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por me vranësira dhe reshje shiu e dëbore mbeten Europa veriore, qendrore dhe pjesërisht vendet e Rajonit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!