Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zgjedhur të vijë më afër elektoratit por edhe ndjekësve të tij duke u bërë aktiv në rrjetet sociale. Mbrëmjen e sotme Shehi është shfaqur në një video Live me ndjekësit e tij, duke deklaruar se do të vijojë këtë komunikim online për shkak se teknologjia ka avancuar dhe tashmë pandemia i dikton politikanët të zhvillojnë fushatën virtualisht për të shmangur kontaktet.
Shehi tha se do të ishte hipokrizi pot ë mos e pranonte se ka hyrë në rrjete sociale për të qenë më afër elektoratit, ndërsa shtoi se ajo që kanë më shumë nevojë shqiptarët është shteti
“Mirëmbrëma të gjithëve. Miq e shokë e dashamirës. Po hap këtë lloj rubrike të re. Një lloj eksperience që nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të përshtatemi. Aq më tepër që në këtë vit të pandemisë kemi nevojë, në rrethana të reja do ishim diku duke biseduar. Tani nuk është e mundur do përshtatemi me rrethanat e reja.
Do doja të diskutoja në përgjegjësi për situatën parazgjedhore. Shpresoj të jem i suksesshëm dhe ta përsërisim edhe në ditë të tjera. Sigurisht që e bëj këtë në funksionin zgjedhor, do isha hipokrit të thoja se po hap kamerat për të diskutuar. Jam në listën e kryeqytetit. Jam në listën e kryeqytetit deri tani. Lista përfundimtare del ditën e hënë. Këtë lloj bashkëbisedimi do e shtrij për të gjithë shqiptarët. Se do të ishte reduktive sikur problematikat janë vetëm këtu.
Unë gjykoj që Shqipëria jonë e vogël kudo ku rrotullohet ka të njëjta problem. Ne kemi detyrimin t’i diskutojmë këto para zgjedhjeve. Do ishte pretendimi i kotë të themi se po i zgjidhim para zgjedhjeve. Disa fytyra të besueshme do sjellin ndryshim. Unë them se si fillim kemi nevojë të ndërtojmë një shtet shqiptar. Ky që kemi sot nuk është shtet”, tha Shehi./mv.abcnews.al