“Zbriti nga treni”, Bushati thyen heshtjen dhe i përgjigjet Ramës: Rëndësi ka stacioni ku ndaloni

schedule16:06 - 12 Mars, 2021

schedule 16:06 - 12 Mars, 2021

Tre ditë pasi Edi Rama e përjashtoi nga listat e partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ka ardhur mesazhi i parë nga ish-ministri i Jashtëm, deputeti Ditmir Bushati. Kreu i PS-së e justifikoi largimin e Bushatit nga listat me argumentin se që në momentin që u zëvendësua si drejtues i qarkut të Shkdorës, zbriti nga treni.

Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti.

Është shumë e thjeshtë. Nëse Bushati do kishte punuar tokën, do ishte njësoj si shokët e vet. Kjo nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë, jo në listë, duhet të rrijë poshtë çdo ditë.

Një lojtar unë e mas me sa duar njerëzish ka shtrënguar sa fshatarë ka takuar, sa biznese ka takuar për t’iu thënë si ju shkojnë punët, çfarë keni nevojë, sa qytetarë ka takuar, sa i di ai problemet e zonës ku është atje se nuk mund të jetë historia që shkojnë te njerëzit vetëm për  fushatë. Shpresoj ta kapë trenin prapë. Partia të vë por nuk të mban, mban veten” tha Rama tre ditë më parë.

Por Ditmir Bushati i përgjigjet Edi Ramës duke i thënë se nuk ka rëndësi në cilin tren udhëtoni, por në cilin stacion ndaloni. “Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni” lexohet në shprehjen e postuar nga Bushati në Instastory. Ky ishte reagimi i parë, “lufta” sapo ka nisur…/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!