Portugalia lehtëson masat antiCovid

schedule08:22 - 12 Mars, 2021

schedule 08:22 - 12 Mars, 2021

Kryeministri Portugez António Costa njoftoi një plan për të lehtësuar masat e vendosura për shkak të koronavirusit që nga mesi i janarit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Costa tha se lehtësimi i kufizimeve do të fillonte në 15 mars, kur do të rihapen shkollat fillore, si dhe parukieritë dhe bibliotekat.   Nga 5 prilli, dyqanet e vogla, muzetë dhe galeritë e artit do të lejohen të hapen përsëri me rregulla të rrepta të distancimit shoqëror.

Restorantet, kafenetë dhe kinematë mund të rihapen më 19 prill nën një sërë kufizimesh të rrepta që përfshijnë kufizimin e numrit të personave. Shkollat ​​e mesme dhe studentët e universiteteve gjithashtu do të jenë në gjendje të rikthehen në shkolla.

Duke filluar nga 3 maji, do të rihapen hotelet pa orare të kufizuara por nuk do të lejohen grumbullimet më më shumë se 6 deri në 10 persona.

Kryeministri shtoi se masat për të lehtësuar kufizimet e bllokimit do të rivlerësohen çdo 15 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!