Propozimi për ti dhënë fund Llotarisë Amerikane është nuk vjen pas kërkesës së presidentit Tramp, pas sulmit terrorist të së martës në Nju Jork. Sipas Zërit të Amerikës, propozimi po shqyrtohet nga kongresi prej disa muajsh.
Propozimi për ti dhënë fund “Llotarisë Amerikane” nuk është rezultat i thirrjes së presidentit amerikan Donald Tramp për ti dhënë fund këtij sistemi, pas sulmit të së martës në Nju Jork. Këtë e konfirmoi në një lidhje direkte me ABC News, Keida Kostreci gazetare e Zërit të Amerikës, që kontaktoi me Shtëpinë e Bardhë për këtë çështje.
Kongresi amerikan po shqyrton prej disa muajsh një variant të ri të sistemit të përzgjedhjes së emigrantëve.
Por nga ndryshimet në pr/ligj nuk preken ata që kanë aplikuar tashmë për Green Card.
Shqetësimet për Llotarinë Amerikane i ngriti kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, pas sulmit të 31 tetorit në Nju Jork, kur mbështetësi i Shtetit Islamik, 29-veçari uzbek Sifullo Saipov hyri me furgon në një zonë pedonale dhe më pas qëlloi me armë ndaj kalimtarëve, duke lënë të vdekur 8 persona dhe 12 të tjerë të plagosur. Tramp tha se Saipov kishte hyrë në SHBA përmes Llotarisë Amerikane, ndaj dhe bëri thirrje që ky sistem që lejon hyrjen e terroristëve të ndalet njëherë e përgjithmonë. Por deklaratat e Trampit janë kundërshtuar ashpër nga shumë kongresistë, veçanërisht nga demokratët që i bëjnë thirrje presidentit të mos e politizojë këtë çështje. Demokratët kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për Llotarinë Amerikane, një propozim ky i republikanëve.