Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tronditën mbrëmjen e të shtunës nga një sulm me armë në Hotelin Washington Hilton ku po mbahej Darka Vjetore e Gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Darkë që po ndiqej personalisht nga presidenti Amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump.
Personi qe kreu Sulmin u identifikua nga Autoritetet si Cole Tomas Allen rreth 31 vjeç banor i Kalifornisë. Sipas autoriteteve Amerikane 31-vjeçari ishte i armatosur me një arme gjahu, një pisotoletë dhe disa thika.
Keida Kostreci, gazetare në SHBA, në një intervistë në “NewsRoom” në ABC News ka rrëfyer detaje nga momentet e tensionit të krijuara gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Kostreci e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe të frikshme. Sipas gazetares, autoritetet e sigurisë vendosën ndërprerjen e aktivitetit, duke ndjekur protokollet përkatëse. Më pas, Donald Trump doli në një konferencë për shtyp, ku dënoi ngjarjen.
“Ishte një pamje e jashtëzakonshme dhe frikshme. Ishte hera e parë që presidenti Trump merrte pjesë në këtë organizim, përfshirë edhe atë në mandatin e parë. Por pa pas orës 20:00 me orën lokale. Menjëherë transmetimet shkuan në breaking news sepse ishte ndjerë zhurma armësh pranë sallës ku mbahej darka. Me menjëherë u nxorën jashtë. Por autoritetet e mbrojtjes së ligjit vendosën të mos vazhdonte më mbrëmja duke ndjekur protokollet e sigurisë dhe presidenti Trump doli në një konferencë shtypi dhe dënoi këtë ngjarje. Autori është një 31-vjecar nga Kalifornia dhe nëse do ti lexohen akuzat lidhur me këtë ngjarje dhe këto akuza mund të shtohen nëse vërtetohen të dhënat”, tha mes të tjerash ajo.


