Dëbora që nis gjatë ditës së djeshme në Qarkun e Dibrës është shoqëruar me probleme.
Për shkak se Kompania “Geci” që mirëmban rrugët e veriut nuk ka hedhur kripë në aksin nacional Klos-Bulqizë. Për pasojë disa mjete kanë rrëshqitur dhe më pas janë përplasur.
Siç duket dhe nga pamjet dëmet kanë qenë vetëm materiale. Këto aksidente që për fat të mirë pa pasoja në njerëz kanë ndodhur në vendin e njohur si Qafë Dushk.
Dëbora s’kanë qenë shumë e dendur por në këto 24 orë ajo nuk është pastruar nga kompania Geci dhe prej temperaturave shumë të ulëta ka ngrirë.
Ndërsa në sa i përket rrugëve të tjera të qarkut Dibër në atë Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi – Qafë Draj, mjetet duhet të qarkullojnë me ndihmën e zinxhirëve.
/abcnews.al/