Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë- Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj, dhe sipas policisë makina që doli nga rruga ishte me shpejtësi.
Dy persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Mjekët e urgjencës njoftuan se gjendja e tyre në momentin e mbërritjes ishte e rëndë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al