Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat anti Covid

schedule11:29 - 11 Mars, 2021

schedule 11:29 - 11 Mars, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për mediat këtë të enjte kanë bërë dhe një analizim të situatës në kuadër të Covid 19.

Ministrja Ogerta Manastirliu  në fjalën e saj është shprehur se gjatë muajit mars është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja të konfirmuar me Covid në vendin tonë, duke theksuar se masat anti Covid do të qëndrojnë në fuqi.

Sipas saj fushata e vaksinimit vijon dhe me ardhjen e mbi 38 mijë dozave të AstraZenecas do të nisë dhe vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca përmes programit të Covax, ku nesër vijnë dhe dozat e para. Me këto doza do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve dhe i moshës +80 vjeç, dhe nuk do të ndalë vaksinimi pasi të hënën presim doza të tjera nga Pfizer. Deri më  tani kemi mbi 21 mijë të vaksinuar dhe kemi thuajse të përmbyllur vaksinimin e personelit mjekësore. Janë më shumë se 16 mijë vaksinime të mbyllura për personelin mjekësor dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE: Manastirliu: Konfirmohen rastet e para me variantin e ri britanik në vendin tonë

Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar.

Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin evropian dhe rajonal, edhe pse në vendet evropiane që janë në mbylljen e dytë apo të tretë të tyre vlerëson se masat do të qëndrojnë të njëjta”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ditën e sotme Manastirliu në fjalën e saj ka konfirmuar se pas rezultateve të marra në terren varianti i ri britanik i Covid është në Shqipëri.

Masat që janë ende në fuqi:
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!