Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu: Konfirmohen rastet e para me variantin e ri britanik në vendin tonë

schedule11:26 - 11 Mars, 2021

schedule 11:26 - 11 Mars, 2021

Në mbledhjen e kësaj të enjtje Komiteti Teknik i Ekspertëve ka konfirmuar se në vendin tonë janë shënuar rastet e para të mutacionit të variantit britanik të Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerata Manastirliu është shprehur se mostrat e para të marra në terren në lidhje me këtë variant kanë rezultuar pozitive.

Sipas saj kjo mund të jetë dhe një arsye për rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid në vendin tonë.

LEXO EDHE: Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat anti Covid

Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar.

Në vlerësimin e situatës janar-shkurt janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me Ankaranë.

Rezultet treguan se kampionet ishin infektuar me mutacionin britanik. Varianti është në qarkullim në më shumë se 70%. Dyshimet e arsyeshme që ekspertët patën që në momentin që filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar. Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion”, ka thënë ajo.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!