Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me thikë një 32-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Kastriotët”. I lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit të ndalimit i shtetasit A. G., 60 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
“•Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.” sb/abcnews.al/