Digjet gjatë natës një automjet në Vlorë. Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, ndërsa lënda djegëse që është përdorur mendohet se është benzinë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti, ndërsa automjeti tip “Fiat” i cili është djegur pjesërisht është në pronësi të shtetases E.S, nga Vlora.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al/


