FOTO/ Ankorohet për herë të parë në Durrës nëndetësja turke 62 metra e gjatë

schedule08:39 - 11 Mars, 2021

schedule 08:39 - 11 Mars, 2021

Në brigjet shqiptare për herë të parë është ankoruar nëndetësja turke “TCG Çanakkale”.

Autoriteti Portual i Durrësit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nëndetësja turke  ka mbërritur në port më 9 mars.

Ndër të tjera mësohet se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke” njofton Autoriteti Portual i Durrësit.

Ndërkohë sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!