Elche dhe Atalanta janë dy kundërshtarët e radhës për Real Madrid. Kampionët e Spanjës luajnë të shtunën në fushën e tyre në kampionat, teksa të martën e ardhshme do të luftohet kundër ekipit italian për një biletë në çerekfinalet e Champions League (Reali fitoi 0-1 në Bergamo).
Trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme të mira ditën e sotme. Kapiteni Sergio Ramos dhe Eden Hazard kanë lënë pas krahëve problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës rregullisht.
Dy rikthime të rëndësishme për “Los Blancos”. Zidane pritet t’i grumbullojë për takimin me Elchen dhe mund t’u japë disa minuta, teksa aktivizimi i tyre kundër skuadrës së Berat Gjimshitit është i sigurt. /abcnews.al