Ndeshja kthehet në tragjedi, 1 viktimë dhe 40 të plagosur

schedule23:01 - 9 Shtator, 2018

schedule 23:01 - 9 Shtator, 2018

Të paktën një person vdiq, ndërsa 40 të tjerë u plagosën në Madagascar pasi turma doli jashtë kontrollit në një stadium futbolli. Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes kundër Senegalit. Sipas asaj që raportojnë mediat, mijëra tifozë u munduan që të hyjnë në stadium përmes hyrjes së vetme.

Shumë njerëz ishin vënë në radhë që orët e para të mëngjesit. Stacioni radiofonik RFI raportoi se njerëzit iu vërsulën stadiumit kur u hapën portat.

“Ne po prisnim në radhë që prej orës 6 të mëngjesit. Ishim disa metra larg portës kur turma doli jashtë kontrollit. U rrëzova, por shpina më mbrojti”, tregoi Rivo Raberisaona për agjencinë e lajmeve AFP.

“Nuk e kuptoj pse kishte vetëm një portë të hapur kur është një stadium kaq i madh”, tregoi një tjetër, xhaxhai i të cilit u lëndua në turmë.

Në ndeshje kishte lojtarë të njohur, siç është ylli i Liverpool-it Sadio Mane. Ajo përfundoi me rezultatin 2-2. Ndërkohë ngjarje të tilla ndodhin shpesh në Afrikë për shkak të kontrollit të ulët të tifozëve dhe mbipopullimit të stadiumeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!