Çfarë të bëni nëse fëmija juaj ka makthe gjatë natës

schedule14:35 - 10 Mars, 2021

schedule 14:35 - 10 Mars, 2021

Makthet janë një fenomen i zakonshëm te fëmijët e vegjël. Qarja e fëmijëve natën dhe vrapimi i tyre për në dhomën tuaj të gjumit, është një situatë mjaft e lodhshme për prindërit. Nëse fëmija juaj ka makthe, mos u shqetësoni sepse ekspertët mjekësorë kanë zbuluar mënyra për të ndihmuar në largimin e ëndrrave të këqija.

1. Bëni një bisedë të durueshme me fëmijën tuaj

Nëse fëmija juaj zgjohet gjatë natës vazhdimisht nga ëndrrat e këqija, jo mund të jetë ndonjë formë traume. Ndërsa përgjigja e prindërve mund të jetë “ishte vetëm një ëndërr e keqe, fli tani”, mënyra më e mirë për ta qetësuar është të bëni një bisedë të durueshme dhe të kuptueshme me ta. Fjalët që shprehin siguri janë mënyra e duhur për të qetësuar fëmijën dhe për ta bërë atë të flejë sërish, informon abcnews.al.

2. Largojuni atë që i bën të ndihen të frikësuar

Ndonjëherë shkaku i maktheve te fëmijët mund të jetë diçka që kanë hasur, për shembull një film i frikshëm. Nëse është kështu, mos e lejoni më fëmijën të shohë filma të frikshëm dhe ëndrrat e këqija do i largohen.

3. Ndihmoni fëmijën tuaj të përballet me frikën

E kundërta e mbrojtjes është toleranca, duke mësuar fëmijën tuaj të mësohet me ambientin e tij. Për shembull, nëse vajza juaj frikësohet kur sheh sytë e kukullës që shkëlqejnë natën, ajo do trembet. Por nëse ju i shpjegoni se kukulla nuk është e frikshme sepse është thjesht një lodër, atëherë ajo do ta kuptojë se në dhomën e saj nuk ka asgjë për t’u trembur, informon abcnews.al.

4. Vendosni një orar të rregullt gjumi

Pasja e një rutine gjumi për fëmijën tuaj, mund të ulë shanset e maktheve. Studimet kanë treguar se zakonet e parregullta të gjumit dhe mungesa e gjumit bëjnë që të shihni ëndrra të këqija.

5. Përçojini energji pozitive para gjumit

Kur një fëmijë është i relaksuar, është më e lehtë të bjerë në gjumë të thellë. Për t’i ndihmuar të qetësohen, largojini të gjitha gjërat e zhurmshme, të frikshme dhe emocionuese, 30 minuta para gjumit. Ju mund të vendosni muzikë relaksuese, t’i lexoni një libër ose të luani një lojë të re, sugjeron abcnews.al.  Këto aktivitete bëjnë që fëmija juaj të relaksojë mendjen dhe trupin e tij, para se të shkojë në shtrat.

6. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë

Ndërsa ka një numër masash parandaluese për trajtimin e fëmijëve që kanë makthe, ka raste kur fëmija juaj mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor. Ankthet mund të ndodhin shpesh tek fëmijët që mund të kenë probleme të shëndetit mendor. Për sigurinë e fëmijës dhe tuajën, një takim me një mjek të familjes ose psikolog mund të jetë i dobishëm./e.b-abcnews.al