Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Filmoni ata që s‘kanë bukë, unë po shkoj të relaksoj Yuri Kim-in: Kryemadhi, batuta me gazetarin e ABC

schedule12:14 - 10 Mars, 2021

schedule 12:14 - 10 Mars, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një sërë takimesh me drejtues qarku dhe kandidatë për deputetë nga partitë në Elbasan. Pasi takoi Taulant Ballën e Gazmend Bardhin, diplomatja amerikane ka nisur tashmë takimin e kryesuesen e listës së LSI për Elbasanin, Monika Kryemadhin.

Burime bëjnë të ditur se takimi me kryesuesit e listave në Elbasan lidhet me profilin që ka ky qytet edhe pritet të jetë një ndër përballjet me të forta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Megjithatë, në një komunikim të shkurtër me gazetarin Aldo Kozarja, Kryemadhi është shprehur se ka ardhur për kafe, e jo për punë.

Lexo edhe: Ndikimi i grupeve kriminale në zgjedhje, pas Ballës e Bardhit, fillon takimi i Yuri Kim me Kryemadhin në Elbasan

Duke qeshur, kryetarja e LSI thotë se në fakt, “ambasadorja ka ardhur të relaksohet.”

Biseda e shkurtër:

Monika Kryemadhi: “Gjithë kjo pritje madhështore!  Mirë do ishte të filmoje njerëzit që s’kanë bukë të hanë sesa ne që hyjmë e pimë kafe.”

Gazetari: Nuk është kafe është takim.

Monika Kryemadhi: “Po të isha për takim e bëja në Tiranë në zyrë.”

Gazetari: Pse pikërisht Elbasani?

Monika Kryemadhi: “Po ka nevojë të relaksohet ambasadorja… mos kini merak.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!