Drejtuesit e Liverpool po mendojnë të bëjnë një revolucion të madh në merkaton e verës. Daily Mail jep lajmin e bujshëm në lidhje me repartin sulmues të kampionëve të Anglisë.
Emra si Momo Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firminho, të cilët kanë shkëlqyer në vitet e fundit me ekipin e Jurgen Klopp, mund të shiten nëse ofertat për ta janë tunduese.
Paratë e fituara nga shitja e tre sulmuesve të mëdhenj, do të investoheshin menjëherë për emra si Erling Haaland (Dortmund), Jack Grealish (Aston Villa), Ansu Fati (Barcelona) dhe Myron Boadu (AZ). /abcnews.al


