“E urrej babin”. Deklarata shokuese e djalit që pa të ëmën t’i vritej

schedule23:39 - 8 Shtator, 2018

schedule 23:39 - 8 Shtator, 2018

Një djalë i vogël ka dhënë një deklaratë shokuese në gjyq, pasi pa të ëmën që t’i vritej përpara syve. Djali që tani është 11 vjeç, atëherë ishte 9 vjeç kur babai i tij vrau mamanë në Britani të Madhe.

I mituri ishte së bashku me vëllain e tij më të vogël kur dëgjuan të bërtiturat e nënës së tyre që vinin nga dhoma tjetër. Ata shkuan për ta ndihmuar, por i ati nuk i lejoi. Ai e kishte mbyllur mamanë e fëmijëve brenda dhomës dhe i kishte vendosur zjarrin.

11-vjeçari ka thënë në gjyq se ndjen urrejtje për babain e tij dhe nuk do që ai të dalë nga burgu.

“Ai dogji mamin përpara syve të mi dhe për pak më vrau edhe mua. Nuk dua që t’ia di për atë”, ka thënë 11-vjeçari në gjyq.

Që pas ngjarjes tragjike, ai dhe vëllai i tij më i vogël kanë jetuar vetëm dhe tani dëshirojnë të bashkohen me gjyshen. Babai i tyre 45-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e gruas dhe dënimi përfundimtar ndaj tij do të jepet në Nëntor. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!