Deputeti Andi Përmeti ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se do të kandidojë në qarkun e Korçës nën siglën e partisë së tij Bindja Demokratike. Përmeti shkruan se ai do të jetë një nga 12 përfaqësuesit e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës në një listë të hapur për të sfiduar sistemin e partive të mëdha.
“Të nderuar qytetare të qarkut Korçë! Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit unë do të kandidojë në qarkun Korcë. Me të vetmen parti që do të konkurojë me lista 100% të hapura. Unë do jem 1 nga 12 përfaqësuesit e partisë “Bindja Demokratike” për qarkun Korcë. Në një listë plotësisht të hapur, ne do të sfidojmë sistemin e partive të mëdha, duke i lenë në dorë qytetarëve zgjedhjen se kush prej nesh do të jetë përfaqësuesi i tyre në parlament.
Unë e dua Korcën, unë e dua Shqiperinë. Gjithmonë kam besuar se e vetmja mënyre për të ndryshuar Shqiperinë është nga brenda sistemit. Jashtë tij ne mund të flasim, të ngremë zerin, të bërtasim, të protesojmë por askush nuk dëgjon. Unë e di si funksionon sistemi, unë jam brenda sistemit, dhe brenda sistemit kam folur, kundërshtuar, ngrituar zërin, bërtitur dhe votuar kundra. Dicka kam arritur por shpesh forca e numrave të shumicës kanë mbizotëruar mbi zërin tim prandaj, na duhet mbështetja juaj që ne të jemi shumë dhe të fortë brenda sistemit.
Unë besoj te ndryshimi dhe e vetmja mënyre që të realizohet ndryshimi është që ne, të diktojmë nga brenda sistemit kushtet dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë. Për një Shqipëri ku fëmijet tanë do të jetojnë dhe do të kenë mundësi më të mira sesa kemi patur ne. Unë besoj. Ndryshimi nuk vjen me një ditë, por ndryshimi ka një pikënisje. Kjo pikënisje është 25 prilli. Sëbashku mund të fillojmë ndryshimin. Voto “Bindja Demokratike”!”, shkruan Andi Përmeti./mv.abcnews.al