Ditën e sotme në nga Gjermania erdhi një lajm mjaft i papritur. Pas plot 15 vitesh Joachim Low do të heqë dorë si trajner i kombëtares. Ai do të largohet nga “Panzerat” pas përfundimit të Europianit, që do zhvillohet në verë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Gjermane, teksa Low ka thënë edhe fjalët e tij të para pas publikimit të këtij vendimi. Ai lë të kuptohet se është vendim i marrë nga vetë ai dhe ka falënderime për të gjithë.
“E bëj këtë hap me vetëdije, ndiej krenari dhe kam mirënjohje të madhe. Jam krenar sepse është diçka shumë e veçantë dhe nder për mua të jem i përfshirë në vendin tim.
Gjithashtu sepse isha në gjendje të punoja me lojtarët më të mirë të Gjermanisë për pothuajse 17 vjet dhe i shoqërova ata në zhvillimin e tyre”, shprehet Low. /abcnews.al