Neymar donte shumë të ishte i pranishëm në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës në Champions League, por duket se do të jetë e pamundur.
Sulmuesi i PSG vazhdon rikuperimin e dëmtimit të pësuar më 10 shkurt ndaj Caen në Kupën e Francës dhe ende nuk është në gjendje të zbresë në fushë.
Neymar est forfait pour demain. Le Bresilien va poursuivre son travail individuel #PSGFCB
— Loïc Tanzi (@Tanziloic) March 9, 2021
Lajmin e bën të ditur gazetari i RMC Sport, Loic Tanzi, që raporton se sulmuesi nuk ia ka dalë të rikuperohet. Të gjithë ishin optimistë për praninë e tij në ndeshjen e nesërme, por në stërvitjen e djeshme Neymar ka shfaqur shqetësime dhe është konfirmuar mungesa e tij. /abcnews.al


