Të shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike, në pranga dy të rinj në Mallakastër

schedule09:07 - 9 Mars, 2021

schedule 09:07 - 9 Mars, 2021

Dy të rinj të shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike janë arrestuar në Mallakastër. Mësohet se, në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”, u vunë në pranga 27-vjeçari M.M, banues në Gjonçë të Fierit dhe 26-vjeçari B. L., banues në Rromës të Mallakastrës.

Dy të rinjtë u ndaluan pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy të ndaluarit,  në bashkëpunim me qytetarët me iniciale T. A., A. A. dhe I. M., që janë ndaluar nga policia më 24 qershor të 2020 në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!