Pjatalarësja është një nga pajisjet elektrike që na e bën më të lehtë jetën e përditshme. Sidomos, në rastet kur keni mysafirë dhe enët e palara janë të shumta, ajo është më shumë se shpëtim.
Sidoqoftë, kjo nuk përfshin të gjitha enët e kuzhinës për larje. Ka disa që madje mund të shkatërrohen. Dhe një prej tyre është thika!
Arsyeja pse nuk duhet t’i vendosni kurrë në pjatalarëse? Temperaturat e larta të kombinuara me lagështinë mund të dëmtojnë dorezën dhe tehun e thikës, veçanërisht nëse është bërë prej çeliku karboni, pasi ndryshket më lehtë.
Thikat ndikohen gjithashtu nga tundja gjatë larjes, ku lëshohet uji që mund të lëvizin një thikë që nuk është e lidhur mirë, dhe si rezultat mund të godasë një enë tjetër.
Përveç kësaj, detergjenti me kalimin e kohës zbardh thikat dhe brisqet bëhen më pak të mprehta./abcnews.al