Kopshti zoologjik në San Diego vaksinon 9 majmunë të mëdhenj anti-Covid

schedule21:33 - 8 Mars, 2021

schedule 21:33 - 8 Mars, 2021

Kopshtin zoologjik në San Diego ka vaksinuar nëntë majmunë të mëdhenj nga Covid-19, pasi u infektuan disa gorilla në Parkun e Safarit.

Zyrtarët thanë se katër orangutanë dhe pesë bonobo morën injeksione kundër koronavirusit në janar dhe shkurt.

Tre bonobo dhe një gorillë gjithashtu pritet të marrin vaksinën, e cila është eksperimentale.

Vaksinimet pasuan një shpërthim të janarit të Covid-19 në Safari Park në kopshtin zoologjik. Tetë gorilla të ultësirës perëndimore u infektuan, nga kopshtari i cili doli pozitiv me Covid-19.

Gorillat kishin simptoma duke filluar nga rrjedhja e hundëve deri te kollitja dhe letargjia, por ato po rikuperohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!