Çfarë po ndodh me hetimet e “Ndrangheta-s”? Hoxha në ABC: SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë

schedule14:16 - 8 Mars, 2021

schedule 14:16 - 8 Mars, 2021

Një tjetër temë që u diskutua në studion e ABC me gazetarin investigativ Artan Hoxha, ishte edhe rasti i dosjes “Ndrangheta”.

Në bisedën me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se SPAK nuk duhet të presë të marrë përgjime nga Italia, por duhet të nisë vetë hetimet për këtë ngjarje.

Lexo edhe: SPAK fillon hetimin për përgjimet e bujshme të Ndranghetas

Gjithashtu Hoxha u ndal edhe tek procesi i ndërtimit në kryeqytet duke e parë si një fenomen shqetësues që nuk u ndal as gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.

Lexo edhe: Hoxha: Policia nuk mundet të bëjë gjithçka, OSHEE mund të zbulojë ambientet ku rritet kanabis

“Këto janë nga ato hetime që vijojnë deri sa më pas harrohen. Këto janë dosje që janë bërë nga prokurorë të anti-mafies Italiane. Përse ka nevojë SPAK të marrë përgjime nga Italia, mund t’i bëjë edhe vetë hetimet. Edhe pse në pandemi , tek ne sektori që ka lulëzuar është ndërtimi. Betonieret nuk ndalojnë. Në një qytet si Tiranë me rrugë të kufizuara, i shohim gjatë ditës. A nuk mund të punojnë natën, përse duhet të bllokohen rrugët”, tha ai.

“SPAK duhet të fokusohej tek mënyra se si janë marrë lejet e ndërtimit, se si financohen këto leje. SPAK duhet të merret me hetimin e zyrtarë të nivelit të lartë. Kur ne shohim që ndërtimi lulëzon çmimet atëherë nga vijnë këto para? Sot Dubai ka krijuar një lehtësi për të gjithë këtë kategori njerëzish.

Kur Emiratet e Bashkuar ishin bërë problem për Departamentin e Shtetin imagjino se çfarë është bërë me të tjerët. Sot paratë vijnë nga dy drejtime, pjesa më e madhe vijnë nga korrupsioni, tenderat, koncensionet, ndërsa pjesa tjetër vjen nga bota e krimit”, tha më tej gazetari.

Më tej ai shtoi se nuk sheh vullnet nga ana e autoriteteve për të vijuar apo çuar deri në fund për çështjen “Ndrangheta”.

SPAK nuk mund të fillojë nga policët, por duhet të hetojë politikanë dhe zyrtarë të lartë./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!