Hoxha: Policia nuk mundet të bëjë gjithçka, OSHEE mund të zbulojë ambientet ku rritet kanabis

schedule13:51 - 8 Mars, 2021

schedule 13:51 - 8 Mars, 2021

Pak ditë më parë policia publikoi një raport ku theksonte se nga vëzhgimet e kryera në terren nuk kishte arritur që të kapte asnjë parcelë të mbjellë me kanabis.

Gazetari Artan Hoxha në një intervistë të dhënë për ABC thekson se ky nuk është një raporti i saktë, pasi sipas tij është akoma herët për të parë nëse ka parcela, kultivuesit akoma nuk e kanë nisur punën.

Sipas tij në vendin tonë tashmë ka dy mënyra për kultivimin e kanabisit që është ajo përmes natyrës dhe kultivimi në ambiente të mbyllura me llamba.

Hoxha ka theksuar se OSHEE është një tjetër hallkë e rëndësishme që mund të ndihmojë për zbulimin e ambienteve ku kultivohet kanabis.

“Jemi në të njëjtën kohë që unë kam dalë dhe vjet duke kujtuar se jemi në një vit parazgjedhor dhe pamë se kanabisi jo vetëm që u mboll, por u shtua. Kemi parë jetë të humbura të rinjsh për shkak të konflikteve, kemi të rinjsh të humbur që nuk dihet ku janë dhe fati i tyre. Jemi në fazën ku plani anti kanabis fillon në terren. Policia javën e kaluar deklaroi se kishte nxjerrë në terren mbi 2 mijë trupa. Por kujtojmë se është akoma herët fara ende nuk ka dalë nga inkubatori dhe në këtë mënyrë s’ka akoma bimë. 

Trafikantët dhe kultivuesit mundohen që të gjejnë linjën me policinë, për të komunikuar dhe gjetur mbështetësit e tyre për të bërë të mundur përgatitjen e terrenit për të nisur me punën e kultivimit. Kultivuesit e kanabisit në këtë vit ndryshe nga policia nuk kanë fushatë elektorale, siç është në rastin e uniformave blu. Policia duhet të bëjë gjithçka që ndodh në këtë vend.

Duke qenë që dita e zgjedhjeve ka ardhur nga qershori në prill policia është e detyruar që të ndjekë fushatën dhe ta ketë të vështirë të ndjekë kultivimit të kanabisit. Nuk ka filluar kultivimi i kanabisit, prandaj policia nuk ka gjetur akoma asgjë. Ajo justifikohet me faktin për të gjetur territorin ku mbillet kanabisi. Në vitet zgjedhore dhe parazgjedhore për shkak të shumë detyrave që merr policia, e ka të vështirë të ndjekë trafikantët.

Kemi kultivim kanabisi në natyre dhe në ambiente të mbyllura. Shumë shqiptarë që kanë punuar jashtë, sidomos në Britani e kanë mësuar këtë strategji dhe kanë ardhur dhe po e bëjnë këtu një gjë të tillë. Unë kam pas disa raste denoncimesh për kultivimin me llamba që jem 3 deri ne 4 prodhime në vit. OSHEE është një ndër zbuluesit më të mëdhenj të këtyre ambienteve dhe jo policia. Rritja e kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura ka bërë që kjo sasi kanabisi të jetë prezente”, është shprehur Hoxha.e.su./abcnews.al