Gjithçka u miratua në kohë rekord, Balluku për koncensionin e Rinasit: Ishim transparentë

schedule12:15 - 8 Mars, 2021

schedule 12:15 - 8 Mars, 2021

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku iu përgjigj edhe akuzave të Presidentit Meta në lidhje me zgjatjen me 13 vite të koncensionit të aeroportit të Rinasit.

Meta e cilësoi këtë vendim si anti-kushtetues si edhe “korrupsion legjislativ”.

Balluku tha se në lidhje me koncensionin është bërë transparenca maksimale, edhe pse ndrysimet kaluan në kohë rekord në komisione dhe seancë plenare.

“Ne jemi shprehur gjerësisht sa i përket këtij projektligji. Unë do të ndalesha vetëm në disa pika, sa i përket afateve të negocimit apo të disa pretendimeve të tjera të ardhura nga Presidenca. Duhet thënë se kjo nuk është një marrëveshje ndërkombëtarë por një kontratë koncesionare.

Presidenca ka pasur pretendime sa i përket kohës duhet thënë se ky negocim ka filluar që në janar të vitit 2020 dhe ka marrë më shumë kohë se normalisht për shkak të COVID. Negocimi bëhet me shoqërinë aksionare dhe jo me aksionerin. Ndryshimi i aksionarëve nuk përbën ndryshimin e një shoqërie aksionare. Ne ulemi me përfaqësinë e shoqërisë aksionare.

Sa i përket përfitimeve dua të them se janë vërtet të mëdha. Aeroporti i Tiranës tashmë me këtë kontratë që ju duhet ta miratoni sot do ta kaloni në një stad tjetër, duke e bërë Shqipërinë me një raport 4E si vendet evropiane. Ashtu siç edhe Aeroporti i Vlorës do të bëhet shumë shpejt realitet”, tha Balluku. /abcnews.al