Durrësi vatër e nxehtë infeksioni, 30 fëmijë të një çerdheje, me Covid prej disa javësh

schedule12:24 - 8 Mars, 2021

schedule 12:24 - 8 Mars, 2021

62 persona me Covid-19 ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa 9 pacientë janë të shtruar në Reanimacion.

Po ashtu numri i mësuesve si edhe ai nxënësve të prekur nga koronavirusi, në këtë qytet është në rritje. Në një çerdhe në Spitallë të Durrësit, mësohet prej disa javësh 30 fëmijë janë të prekur nga Covid-19.

Gazetari i ABC Leonidha Musai raportoi se nga ana e familjarëve është ngritur shqetësimi për mungesë të stafit brenda spitalit.

Ndërkohë pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë spital janë të moshuar të cilët kanë edhe sëmundje shëruese, duke rritur edhe më tepër kërkesën për personel.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!