Dita Ndërkombëtare e Gruas, që festohet çdo 8 mars, është një festë globale e arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Gjithashtu është një thirrje për barazinë gjinore.
Çdo vit, festimeve u jepet një temë unike. Vitin që lamë (2020) pas tema ishte “#IAmGenerationEquality”, ndërsa këtë vit (2021) është #ChooseToChallenge.
Faqja zyrtare e Ditës Ndërkombëtare të Gruas shkruan kështu: #ChooseToChallenge. “Një botë e sfiduar është një botë vigjilente dhe nga sfida vjen ndryshimi. Pra, le të zgjedhim të gjithë të sfidojmë.
Si të ndihmoni në krijimin e një bote të barabartë gjinore?
Festoni arritjet e grave. Rritni vetëdijen kundër njëanshmërisë. Ndërmerrni veprime për barazi./e.b-abcnews.al