Masa për ndeshjen ndaj Izraelit, helikopteri monitoron stadiumin

schedule16:59 - 7 Shtator, 2018

schedule 16:59 - 7 Shtator, 2018

Vazhdojnë masat e rrepta të sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Izrael. Rreth orës 16:15, një helikopter ka monitoruar zonën përreth stadiumit Elbasan Arena e madje edhe gjithë qytetin e Elbasanit. Pastaj ai është ulur edhe në stadium.

Ashtu si dhe në ndeshjen e parë, masat e sigurisë për këtë takim janë tepër të larta. Për mbarëvajtjen e takimit janë angazhuar 670 forca policie. Sipas informacioneve ka edhe mjaft agjentë sekretë që do të jenë të pranishëm përreth stadiumit si dhe në radhët e tifozëve.

Policia ka kërkuar që tifozët të paraqiten në stadium 3 orë përpara. Ndërkohë që ka paralajmëruar se ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta. /abcnews.al