E duan Milani dhe PSG, Chelsea gati të “blindojë” lojtarin viking

schedule22:59 - 7 Mars, 2021

schedule 22:59 - 7 Mars, 2021

Mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen, është shumë pranë rinovimit me blutë e Londrës. Klubi anglez kërkon ta blindojë danezin, sidomos pas interesimeve të shfaqura për të.

Sipas mediave britanike, 24-vjeçari kërkohet nga Milan e PSG. Me ardhjen e Thomas Tuchel në stolin e Chelseas, Christensen është rikthyer titullar dhe po kalon një formë të shkëlqyer.

 

Giroud dhe Christensen, në një seancë stërvitore

Kujtojmë që kontrata e qendërmbrojtësit përfundon në vitin 2022, prandaj dhe drejtuesit kërkojnë të nxitojnë për të rinovuar. Vlera e kartonit të Andreas është 24 milionë euro dhe deri më tani numëron 10 ndeshje në Premier League këtë sezon. /abcnews.al